Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIMenaxhimi i riskut klimaterik në pemëtari

Menaxhimi i riskut klimaterik në pemëtari

Vitet e fundit, breshëri ka sjellë dëme të konsiderueshme te të mbjellat në qarkun e Korçës. Një nga zgjidhjet më efikase, për të menaxhuar riskun klimaterik dhe dëmet që vijnë si rrjedhojë e ndryshimeve të shpeshta e të paparashikuara të klimës, sipas ekspertëve është vendosja e rrjetave antibreshër për të mbrojtur prodhimin. Agronomi i lartë dhe fermer Ylver Bylykbashi thotë se fermerëve ndër vite u është ardhur në ndihmë për mbrojtjen dhe prodhimit e jo vetëm, kjo falë skemave mbështetëse të ofruara për ta. Bylykbashi shton më tej se një zgjidhje tjetër alternative është duke i siguruar pemëtoret pranë një kompanie sigurimi, e cila merr përsipër dëmshpërblimin në rast të dëmtimit nga fenomenet natyrore Përdorimi i rrjetave antibreshër lejon fermerët që të mbajnë një furnizim të vazhdueshëm në treg duke ulur rrezikun e humbjes së prodhimit, siguron rritjen e cilësisë, minimizimin e demit, uljen e shpenzimeve agro-teknike, etj.https://lajme.rtsh.al/artikull/perdorimi-i-rrjetave-antibresher-menaxhimi-i-riskut-klimaterik-ne-pemetari-

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments