Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEAgjencia e Mbrojtjes Civile

Agjencia e Mbrojtjes Civile

Në informacionin e përditësuar mbi situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut, që kanë përfshirë vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, bëri të ditur se janë krijuar probleme në 3 qarqe të vendit. Sipas të dhënave të Agjencisë së Mbrojtjes Civile, në bashkinë e Tropojës reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në infrastrukturën rrugore, banesa dhe toka bujqësore. Në segmente të caktuara ka shembje dhe gërryerje, ndërsa rezervuarët janë në kuotat maksimale. Agjencia e Mbrojtjes Civile bën të ditur se, në Fshati Lumi, njësia administrative Margegaj janë të bllokuar nga prurjet e shumta 7 familje. Janë të dëmtuara disa ura, ndërsa në njësinë administrative Bujan rrezikohet ura në Disdar si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Bushtricë. Dëme ka edhe në bagëti. Gjithashtu bëhet e ditur se ka ndërprerje të energjisë në njësitë administrative Llugaj, Bytyç Margegaj. AMC informon se, në bashkinë Vau i Dejës në qarkun e Shkodrës ka prezencë të ujit në disa pjesë të bashkisë si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në lagjet: Lisen, Mllojë dhe Dejë, njësia administrative Vau-Dejës, bashkia Vau-Dejës. Po punohet për normalizimin e kalueshmërisë së mjeteve në aksin e bllokuar Tamarë- Vukël dhe Vermosh njësia administrative Kelmend, në Malësi të Madhe si dhe në aksin rrugor Qafë mali- Fierzë, si dhe rrugët rurale të njësive administrative Fierzë, Blerim, dhe Iballë në Fushë Arrës. Po punohet edhe për kthimin e energjisë në njësitë Iballë dhe Fierzë. Në bashkinë Elbasan situata është më e normalizuar pas ndërprerjes së reshjeve, por po punohet nga grupet e punës të strukturave përgjegjëse, kontraktuesit e mirëmbajtjes së rrugëve dhe OSHEE për normalizimin e situatës. Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u bën thirrje të gjithë banorëve që kanë probleme të kontaktojnë me autoritetet. Forcat e Armatosura janë përherë në gatishmëri për të dhënë ndihmën e tyre, në çdo rast emergjence.https://ata.gov.al/2022/09/17/moti-me-reshje-shiu-amc-probleme-ne-3-qarqe-te-vendit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments