Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIReshjet shtojnë prurjet

Reshjet shtojnë prurjet

Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) bën të ditur se reshjet e mëdha që përfshinë vendin, përgjatë 24 orëve të fundit, kanë rritur ndjeshëm prurjet në kaskadën e Drinit. Sipas KESH-it, rezerva energjetike u rrit me 21 GWh, duke shkuar 461 GWh, nga 440 GWh që ishte më 15 shtator, ndërsa prodhimi nga kaskada është rreth 5000 MWh. Ndërkohë kërkesa për energji elektrike nga Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) është rreth 12900 MWh në ditë, nga 14800 MWh që ishte dy ditë më parë. KESH informoi edhe se ka nisur depozitimin në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), me rreth 830 MWh në ditë. Nga ana tjetër, KESH bën të ditur se kërkesa për mbulimin e humbjeve për OST është rreth 440 MWh në ditë, ndërsa importi për FTL është rreth 8380 MWh në ditë. “Rritja e prurjeve ka filluar orët e para të mëngjesit si rezultat i reshjeve të rëna me intensitet shumë të lartë. Konkretisht për 8-orë janë regjistruar në Fierzë 296 mm reshje, në Zogaj 213 mm, në Dragobi 43 mm dhe në Theth 62 mm”, bën të ditur KESH. KESH informoi se bazuar në rezultatet e fundit të modeleve numerike të parashikimit të motit gjatë ditës së sotme parashikohet të bjerë mesatarisht edhe rreth 50-70 mm reshje shiu, deri në orët e mbrëmjes. “Për këtë arsye, kompania mori masa që nga data 11 shtator, duke ndaluar plotësisht prodhimin nga HEC-i i Fierzës, duke ulur nivelin e HEC-it të Komanit në 165.97 m dhe Vaut të Dejës në 72.65 m, përpara nisjes së reshjeve me qëllim përpunimin e prurjeve anësore në Koman dhe Vaun e Dejës, si dhe krijimit të një rezerve hidrike në Fierzë”, deklaroi KESH. Gjithashtu përveç rritjes së prurjeve, KESH pret që kërkesa e Furnizuesit të Tregut të Lirë (FTL) do të pësojë rënie, si pasojë e uljes së temperaturave, duke reduktuar dhe prodhimin nga kaskada e Drinit. Të dhënat për datën 17 shtator, ora 10:00: Niveli në Fierzë: 268.61 m Niveli në Koman: 167.76 m Niveli në Vau Dejës: 72.62 m Prurjet në Fierzë: 1000 m3/s Prurjet në Koman: 700 m3/s Prurjet në Vaun e Dejës: 40 m3/shttp://ata.gov.al/2022/09/17/reshjet-shtojne-prurjet-kesh-prodhimi-ne-kaskade-rreth-5000-mwh/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments