Moti i ligë, i cili ka përfshirë vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë që në shumë komuna të ketë vërshime. Reshjet e mëdha të shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të rajonit të Gjakovës dhe Rahovecit. Këtë për RTK-në e ka konfirmuar edhe Zyra për Informim e Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës. Ata thonë se në shumë pjesë të këtij qyteti ka vërshime të mëdha, teksa raportohet që ka edhe dëme materiale. E përmbytje nga shiu ka pasur edhe në disa komuna tjera. Këtë e kanë bërë të ditur qytetarët të cilët nëpër rrjete sociale kanë publikuar pamje se si shiu u ka depërtuar edhe nëpër shtëpi.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=617333