Moti i keq me reshje të shumta shiu dëmtoi linjën e tensioni të mesëm në Fierzë. Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bëri të ditur se brigadat e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Kukësit dhe Tropojës janë në terren për riparimin e avarisë. I gjithë vendi është përfshirë nga reshje të shumta shiu, ndërsa situata paraqitet më problematike në bashkinë e Bajram Currit, Tropojë.http://ata.gov.al/2022/09/17/moti-i-keq-demtohet-linja-e-tensionit-te-mesem-ne-fierze/