Autoriteti Rrugor Shqiptar apeloi sot drejtuesit e mjeteve për kujdes, pasi reshjet e shumta që kanë përfshirë vendin kanë sjellë rënie të inerteve në rrugë. ARRSH bën të ditur se situata paraqitet më problematike në rajonin verior, ku reshjet kanë qenë me intensitet më të lartë. “Në akset rrugore Bajram Curri-Valbonë, Spot-Kam km 18, Qafë Mali-Fierzë, Ura Bujan-Qafë Morinë ka rënie të gurëve dhe inerteve në trupin e rrugës. Kontraktorët e mirëmbajtjes me mjete e punëtorë janë në terren që në orët e para të mëngjesit për të mbajtur gjendjen e akseve në normalitet”, deklaroi ARRSH.http://ata.gov.al/2022/09/17/arrsh-renie-inertesh-ne-rruge-nga-moti-i-keq/