Nisi sot në Shkodër programi “Good Startup School” Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Edona Bilali u shpreh në një postim në rrjetet sociale se “ky projekt, fitues i thirrjes së parë të Ministrit të Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes në kategorinë lehtësues do të fuqizojë të rinjtë e qarkut Shkodër në rrugën e tyre drejt nisjes së startup-eve dhe bizneseve në të 5 bashkitë e qarkut”. “Me një nga programet më të famshme ndërkombëtare si techstars të rinjtë që do të arrijnë në fund të programit do të kenë mundësinë të shikojnë dhe ndërveprojnë me ekosistemin e startup-eve në Vjenë për tu kthyer dhe implementuar dijet në komunitetin lokal të Shkodrës”, theksoi Bilali.http://ata.gov.al/2022/09/16/nisi-sot-ne-shkoder-programi-good-startup-school/