Bordi i Transparencës për Karburantet informon se çmimi i naftës do të ulet sërish sot, pas uljes së çmimeve në bursën Platts Mediteran. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 216 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litër, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 77 lekë/litër me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet”, informon Bordi. Çmimet e publikuara nga Bordi do të hyjnë në fuqi sot datë 16 shtator, ora 18:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.https://ata.gov.al/2022/09/16/bordi-i-transparences-cmimi-i-naftes-zbret-ne-216-leke-liter/