Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIIPARD në 4 vite, mbi 80 milionë euro

IPARD në 4 vite, mbi 80 milionë euro

Fondet e programit IPARD, në mbështetje të bujqësisë shqiptare, kanë ardhur në rritje nga viti në vit dhe kjo falë akreditimit të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural në zbatimin e procedurave sipas standardeve të BE-së. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca, bëri të ditur se nga viti 2018 dhe deri më sot, përmes IPARD-it, ne kemi angazhuar 80.2 milionë euro që shkojnë financime vetëm për bujqësinë dhe fermerët. “Programi IPARD, u akreditua në fund të vitit 2018 dhe sot kemi 480 subjekte të mbështetura me financime nga ky program, ku për t’i alokuar këto fonde na është dashur një punë e madhe, për të akredituar agjencinë dhe për të plotësuar kriteret e BE-së”, tha Krifca, teksa vuri në dukje se, AZHBR është e vetmja agjenci e akredituar, që di ta bëjë këtë punë. Ministrja theksoi se, akreditimi i AZHBR-së ka qenë një punë e madhe, që sot nga jep 8 herë më shumë rezultate në drejtim të mundësisë së financimit të sektorit të bujqësisë. Krifca solli në vëmendje fakte të reale të ndihmës financiare që ka përfituar bujqësia. Sipas saj, impakte konkrete nga programi IPARD ka qenë në: 40% të të mbështeturve në sektorin e startup-eve, ndërtimin e 67% hektarëve serra të reja, ndërtimin e 73 qendrave të reja të grumbullimit të produkteve bujqësore, blegtorale, shtimin e mekanikë bujqësore me 132 traktorë, zgjerimin me 50 investime në bujtina si dhe mbështetjen në qindra ha ferma bujqësore e blegtorale. “Kemi arritur që përmes këtij programi, të projektojmë bujqësinë shqiptare në të njëjtat standarde me ato të BE-së, pasi çdo investim shkon në drejtim të rritjes së standardeve me BE-në, u shpreh Krifca.https://ata.gov.al/2022/09/16/ipard-ne-4-vite-mbi-80-milione-euro-financim-per-bujqesine/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments