Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMINorma e interesit për obligacionet 6.88%

Norma e interesit për obligacionet 6.88%

Norma e interesit ose kuponi i obligacioneve 7-vjeçare të qeverisë shqiptare shënoi rritje këtë javë. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, obligacionet me maturim 7-vjeçar u emetuan me një kupon prej 6.88%, që përfaqëson nivelin më të lartë Në ankandin për shitjen e obligacioneve 7-vjeçare u shitën 2.65 miliardë lekë, ndërsa vlera e ofertuar në ankand arriti në rreth 2.72 miliardë lekë. Këtë vit, Ministria e Financave do të zhvillojë edhe ankande për obligacione me maturim më afatgjatë. Në fund të shtatorit, do të zhvillohet ankandi për obligacionet 15-vjeçare, në tetor do të jetë rihapja e ankandit të fundit të obligacioneve 10-vjeçare, ndërsa në nëntor do të ketë sërish një rihapje të ankandit të shtatorit për obligacionet 15-vjeçare. Sipas BSH-së, këto ankande mund të jenë alternative shumë interesante investimi edhe për disa investitorë institucional dhe sidomos për fondet e pensioneve.https://ata.gov.al/2022/09/16/norma-e-interesit-per-obligacionet-7-vjecare-arrin-ne-6-88/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments