Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIShqiperi: 89 të infektuar dhe asnjë humbje jete

Shqiperi: 89 të infektuar dhe asnjë humbje jete

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 720 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 89 qytetarë. Rastet e reja rezultojnë në këto bashki: 37 në Tiranë, 8 në Shkodër, 6 në Fier, nga 5 qytetarë Gjirokastër, Berat, nga 3 qytetarë Durrës, Vlorë, Sarandë, nga 2 qytetarë Mallakastër, Korçë, Skrapar, nga 1 qytetar në Tropojë, Kurbi, Krujë, Kamzë, Dibër, Mat, Divjakë, Selenicë, Përmet, Tepelenë, Memaliaj, Poliçan, Gramsh. Në të gjithë vendin janë 1,152 qytetarë aktivë me COVID-19. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 11 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2. Po ashtu janë shëruar 107 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,500 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Statistika (15 shtator 2022) Raste të reja ditore 89 Të shëruar në 24 orë 107 Të shtruar në spitale 11 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 720 Testime totale 1,973,008 Raste pozitive 330,238 Raste të shëruara 325,500 Raste aktive 1,152 Humbje jete 3,586https://ata.gov.al/2022/09/15/covid-19-mshms-89-te-infektuar-dhe-asnje-humbje-jete-ne-24-ore/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments