Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIPedagogët e FSHN protestë për rritje pagash

Pedagogët e FSHN protestë për rritje pagash

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës zhvilluan sot një protestë, pasi kërkojnë rritje të pagave. Në protestën e zhvilluar përpara fakultetit, pedagogët kërkuan që qeveria t’i përfshijë në paketën e ndihmës për të përballuar çmimet e rritura si pasojë e krizës, teksa kanë paralajmëruar se do të ndërpresin mësimin nëse kërkesat e tyre nuk do të merren parasysh. Kryetari i Sindikatës së punonjësve të universiteteve të Shqipërisë, Sandër Kovaçi tha se kërkesat tona janë minimaliste dhe se nuk pranojnë negociata me qeverinë, por presin që këtë vit rritja e pagave të tyre të bëhet me 30%, për të vijuar me rritje 20% vitin e ardhshëm”. “Nuk ka rroga pedagogësh me tarifat e studentëve, ato duhet tu kthehen studentëve në trajtë shërbimesh e rrogat e pedagogëve duhet të jenë nga grandi i qeverisë”, tha Kovaçi. Kovaçi bëri të ditur se protesta e ardhshme do të zhvillohet tek universiteti Politeknik më 5 tetor në orën 11:00. “Si sindikatë do i qëndrojmë kërkesave tona e s’ka nevojë të flitet për negociata”, tha ai. Në peticionin e firmosur nga stafi akademik i Fakultetit të Shkencave kërkesat e tyre konsistojnë në “rritjen e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës akademik e administrativ. Propozohet të arrihet niveli i pagave të universiteteve publike të Kosovës brenda 2 viteve, me rritje 30 % në tetor 2022 dhe 20 % në tetor 2023. Rritjen e financimit për kërkimin shkencor që të jetë të paktën 0.3 % e GDP, më 2023. Aktualisht është në përqindje GDP-je, mbi 10 herë më i ulët se disa vende të Rajonit”. “Rivendosjen e shtesave mbi pagë, për “Dëmtim shëndeti në punë”, për laborantët dhe stafin akademik që punojnë në laboratore, në kontakte me “substanca të rrezikshme dhe preparate të tjerë”. Rritjen e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë, për personelin akademik të punësuar me kohë të plotë në IAL-të publike, për çdo vit pune, nga masa 0.5% që është aktualisht, në masën 1% dhe nga 15 vjet që është aktualisht në 25 vjet. Rritjen e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare për pedagogët e brendshëm (PAE) dhe pedagogët e jashtëm me kontratë (PAK), në mënyrë që kjo që t’i afrohet vlerës së pagesës nga universitetet private”, theksohet në peticionin e pedagogëve. Në peticion kërkohet gjithashtu që “për të bërë transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universiteteve publike si dhe përdorimin e tyre, kërkojmë nga MAS-i që të ushtrojë kompetencat e saj ligjore, duke bërë menjëherë publike online, në platformën U-Transparenca dhe në website-t e çdo universiteti publik, të dhënat e hollësishme financiare, 3-mujore dhe vjetore, mbi përdorimin e këtyre fondeve nga IAL-të, për tre vitet e fundit, për të gjithë zërat e shpenzimeve (atyre korente, investimeve, pagave dhe shpërblimeve si për stafet akademike, ashtu dhe për autoritetet apo organet/bordet drejtuese, administratën mbështetëse të IAL-ve, fonde për bursa për studentë, si dhe shpenzime për kërkim shkencor dhe botime)”.https://ata.gov.al/2022/09/15/pedagoget-e-fakultetit-te-shkencave-te-natyres-proteste-per-rrite-pagash/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments