Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIRritje vjetore e të ardhurave me 51.6 miliardë lekë

Rritje vjetore e të ardhurave me 51.6 miliardë lekë

Të ardhurat e mbledhura në buxhet, gjatë 8-mujori të këtij viti llogariten 376 miliardë lekë, ose 100.4 % të planit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një vit më parë, të ardhurat u rritën me 15.9% ose 51.6 miliardë lekë. Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bëri të ditur se është duke u punuar për të ruajtur të gjithë parametrat fiskalë, si dhe ritmin e rritjes së qëndrueshme të ardhurave. Ndërkohë referuar raportit mbi treguesit fiskale të publikuar nga MFE, shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën janar-gusht të këtij viti, arritën në rreth 361.6 miliardë lekë, me një realizim në masën 96.6 % të planit të periudhës, ndërkohë që krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, ky zë ka rezultuar rreth 1.4 % më i lartë ose rreth 5.08 miliardë lekë më shumë. Niveli i suficitit për periudhën 8-mujore rezultoi në rreth 14.5 miliardë lekë, nga rreth 207 milionë lekë sufiçit i planifikuar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ku niveli i defiçitit rezultonte 32 miliardë lekë, për periudhën 8 mujore të vitit 2022 vihet re një rritje e ndjeshme e nivelit të sufiçitit.https://ata.gov.al/2022/09/15/ibrahimaj-rritje-vjetore-e-te-ardhurave-me-51-6-miliarde-leke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments