Ka nisur ndërtimi i rrugës së re Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë. Lajmin e dha sot kryeministri Edi Rama, i cili ndau edhe foto nga punimet në këtë rrugë i cili thekson se kjo rrugë ka gjatësi 20 km e gjerësi 8 km. Kreu i qeverisë theksoi se kjo rrugë do të lidhë fshatrat me qendrat urbane, por edhe do të nxjerrë në pah natyrën panoramike të zonës. “Rruga që shtrihet në territorin e Bashkisë së Maliqit është një tjetër investim i qeverisë shqiptare, që do të lidhë fshatrat me qendrat urbane, por edhe do të nxjerrë në pah natyrën panoramike të zonës, duke hapur kështu një dritare të re për turizmin”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.https://ata.gov.al/2022/09/15/rama-nis-ndertimi-i-rruges-se-re-maliq-lozhan-i-ri-strelce/