Saturday, April 19, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIGati gjysma e rrugës së re Korçë-Ersekë

Gati gjysma e rrugës së re Korçë-Ersekë

Kryeministri Edi Rama deklaron se në fillim të dimrit pritet që gjysma e rrugës Korçë – Ersekë do të jetë gati për të evituar një pjesë të aksit të vjetër. Rama publikoi në rrjetet sociale foto nga punimet në këtë kantier rrugor ku pritet që brenda fillimit të sezonit dimëror, gjysma e aksit të përshkohet në shtratin e gjurmës së re, duke evituar njëherazi një pjesë të udhëtimit nga aksi i vjetër. Aktualisht aksi rrugor Korçë-Ersekë ka një gjatësi prej 45 kilometrash, ndërsa me përfundimin e segmentit të ri distanca shkurtohet në 35 kilometra. Aksi i ri do të ketë të gjithë elementët e nevojshëm që lidhen me sigurinë rrugore. Ndërtimi i tij do të nxisë zhvillimin e mëtejshëm turistik të juglindjes së vendit duke afruar më pranë dy zona me mjaft potenciale, siç është Korça dhe Erseka. Në projekt janë përcaktuar edhe krijimi i aksesit të fshatrave që ky aks përshkruan me rrugën kryesore. Me përfundimin e tij distanca mes Korçës dhe Ersekës shkurtohet në 20 minuta, ndërkohë që shpejtësia e lejuar parashikohet të jetë nga 60 deri në 80 kilometra në orë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ