Aktorja greke, Irene Papas vdiq sot në moshën 96-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të madhe kulturore. Një figurë arkaike e konsideruar si simboli i bukurisë greke dhe përfaqësuese e famshme e kulturës mesdhetare, Irene Papas u bë e njohur ndërkombëtarisht falë aftësive të saj në aktrim dhe personalitetit të saj karizmatik dhe dinamik. Gjatë karrierës së saj, ajo interpretoi role të rëndësishme femërore në teatër dhe kinema, duke mishëruar plotësisht fuqinë e tragjedisë antike. Rolet e saj të para si aktore i luajti në Teatrin Kombëtar, ku talenti dhe interpretimet e saj në tragjeditë antike si “Medea” dhe “Elektra” e bënë shumë shpejt të njohura. Ajo gjithashtu mori pjesë në një seri veprash, pas një propozimi të shkrimtarit dhe regjisorit Alekos Sakellarios në vitin e fundit të shkollës së aktrimit, ndërsa debutimi i saj në kinema ishte në vitin 1948 me filmin “Engjëjt e rënë” dhe regji të Nikos Tsiforos. Gjatë gjithë jetës së saj, ajo luajti në mbi 80 filma të prodhuar në të gjithë botën, duke luajtur përkrah yjeve si Marlon Brando, Katherine Hepburn, Yves Montand, Gregory Peck, Anthony Quinn, Richard Burton, James Cagney dhe të tjerë. Përveç transpozimeve filmike të tragjedisë antike, ndër rolet e saj më të njohura ishin në filmat “Guns of Navarone” dhe “Zorba the Greek”, ndërsa ndër momentet kryesore të karrierës së saj ishte pjesëmarrja në “Z” të Kostas Gavras në vitin 1969, në të cilin fitoi çmimin “Oscar” për filmin më të mirë në gjuhë të huaj. Gjithashtu, Papas ka bashkëpunuar me kompozitorin Vangelis ne albumin e saj te fundit të grupit “Aphrodite’s Child” dhe më pas në “Odes”, ku ripërsëriteshin këngët tradicionale greke dhe “Rapsodies” bazuar në himnet e Pashkëve. Papas ka punuar edhe si këngëtare duke bashkëpunuar me kompozitorin Vangelis, në regjistrimet e albumit të fundit të grupit “Aphrodite’s Child” dhe më pas në “Odes”, me këngë tradicionale greke dhe “Rapsodies” bazuar në himnet e Pashkëve. Përveç punës në film dhe teatër, puna e saj në Itali përfshinte role në televizion, si roli i Penelopa në “Odisea” me regji të Franco Rossi në 1968, ndërsa kontributi i saj në art i ka dhënë çmime të shumta brenda dhe jashtë Greqisë. Në vitin 2009 ajo mori “Luanin e Artë” në Bienalen e 40-të të Venecias dhe në të njëjtin vit, ishte mes 260 artistëve të ftuar në Vatikan për të transmetuar mesazhin e Zotit nëpërmjet artit të tyre.https://ata.gov.al/2022/09/14/vdes-irene-papas-legjenda-e-kinemase-greke/