Shoqata Gjermane e Industrisë Kimike (VCI), anëtarët e së cilës përfshijnë BASF, një nga prodhuesit më të mëdhenj të kimikateve në botë njoftoi sot se pret që prodhimi në sektor të tkurret me 5,5% këtë vit. “Vetëm prodhimi i industrisë kimike pritet të bjerë deri në 8,5%”, tha VCI. “Reduktimi i prodhimit është hapi i parë. Nëse disa aktivitete duhet të mbyllen plotësisht, ato mund të mos fillojnë më kurrë”, tha presidenti i VCI, Christian Kullmann. Industria kimike dhe farmaceutike, me mbi 473 000 punonjës, është prekur kryesisht nga kriza energjetike, e cila në Gjermani është shkaktuar si mungesë e gazit rus. Sipas VCI, ky sektor është konsumatori më i madh i gazit në Gjermani, duke përdorur 15% të gazit natyror në dispozicion. Në tremujorin e dytë të vitit, prodhimi në industrinë kimike dhe farmaceutike ra me 6,4% krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Të ardhurat u rritën me 3,4% (në 64.9 miliardë euro ose 64.9 miliardë dollarë) si rezultat i rritjes së çmimeve.https://ata.gov.al/2022/09/14/gjermani-industria-kimike-redukton-prodhimin-ndersa-cmimet-e-energjise-bien/