Në qytetin e Durrësit është bërë një konsultim publik mbi Planin e Menaxhimit të Integruar të Zonave arkeologjike A dhe B. Në takim kanë qenë të pranishëm grupe interesi, të cilët ngritën pyetje e hodhën ide mbi një menaxhim më të mirë të trashëgimisë kulturore. Në diskutime ka marrë pjese edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti, sipas se cilës Plani i Menaxhimit të Integruar të Zonave A dhe B arkeologjike, do të sjellë një ndryshim thelbësor për qytetin e Durrësit dhe qytetarët e tij. “Durrësi ka fatin të jetë një qytet me një pasuri të jashtëzakonshme kulturore, e cila ka nevojë të ruhet dhe promovohet, të shfrytëzohet e të kthehet në të mirë ekonomike të banorëve, përmes një vizioni të ri, që bën bashkë zhvillimin dhe konservimin”, shprehet ministrja në një postim në rrjetet sociale. Edhe në këtë projekt, partner kryesor mbetet Fondi Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit, bashkia Durrës si dhe Instituti i Arkeologjisë. Plani i Menaxhimit të Integruar për Durrësin, për vitet 2021-2028, përqendrohet kryesisht në zhvillimin e sektorëve të trashëgimisë kulturore dhe turizmit, që synojnë të drejtohen nga tre Objektivat kryesore: Përmirësimi i konservimit dhe paraqitjes, duke përfshirë gërmimet, muzetë, interpretimet, rritja e nivelit të mbrojtjes dhe përmirësimi i përdorimit dhe valorizimi i pasurive të trashëgimisë kulturore, arkeologjisë, dhe arkitekturës së qytetit të Durrësit, duke përfshirë këtu edhe menaxhimin e tyre.https://ata.gov.al/2022/09/14/konsultim-publik-mbi-planin-e-menaxhimit-te-zonave-arkeologjike-ne-durres/
Konsultim publik mbi Planin e Menaxhimit të zonave arkeologjike në Durrës
RELATED ARTICLES