Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIPlani Kombëtar i Pastrimit

Plani Kombëtar i Pastrimit

Kryeministri Edi Rama solli mbrëmjen e sotme në vëmendje momente nga plani kombëtar i pastrimit i cili vijon pa u ndalur në gjithë bashkitë e vendit. “Plani Kombëtar i Pastrimit po zhvillohet në gjithë Shqipërinë dhe do të vazhdojë pa u ndalur e pa e ulur ritmin, sepse gjithmonë e më shumë qytetarë e kuptojnë se s’është asnjëherë vonë për të vepruar kundër ndotjes mjedisore në respekt ndaj shëndetit, fëmijëve, familjes dhe shtëpisë tonë të madhe, Shqipërisë”, u shpreh Kryeministri Rama në rrjetet sociale teksa ndau momente nga puna. Pamjet e pastrimit të territorit u përkasin bashkive Selenicë, Klos, Bulqizë, Mallakastër, Skrapar, Mat, Tepelenë, Pukë, Patos, Memaliaj, Dibër, Kuçovë dhe Maliq. Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe ka përfshirë të gjithë territorin.https://ata.gov.al/2022/09/14/vijon-plani-kombetar-i-pastrimit-ne-respekt-te-shtepise-se-madhe-shqiperise/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments