Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESI104 të infektuar në 24 orët e fundit

104 të infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 786 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 104 qytetarë. Sipas ministrisë, rezultuan pozitivë 39 qytetarë në Tiranë, 8 në Durrës, 7 në Sarandë, 6 në Maliq, 5 në Lushnjë, 4 në Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Lezhë, Fier, nga 2 qytetarë në Shkodër, Mat, Mallakastër, Himarë, Përmet, Devoll, Elbasan, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kamëz, Vorë, Bulqizë, Roskovec, Patos, Divjakë, Vlorë, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Berat, Dimal, Kuçovë, Gramsh. Po ashtu bëhet e ditur se janë 1,170 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 11 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2. Ministria informoi edhe se janë shëruar 176 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,393 që nga fillimi i epidemisë.https://ata.gov.al/2022/09/14/covid-19-mshms-104-te-infektuar-ne-24-oret-e-fundit-2/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments