Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARESerbia nuk do e njohë Kosovën

Serbia nuk do e njohë Kosovën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka prezantuar Raportin procesin e negociatave me Kosovën. Në fjalën e tij në Kuvend, Vuçiç ka deklaruar se Serbia nuk do e njohë Kosovën. “Ata nuk do të heqin dorë as nga lufta e tyre legjitime për interesat e tyre shtetërore dhe kombëtare dhe nga lufta për respektimin e së drejtës ndërkombëtare. Ka një luftë të përgjithshme për Kosovën duke përdorur të gjitha mjetet politike dhe diplomatike, pres që shteti i tetë të tërheqë njohjen e Kosovës”, tha Vuçiç. Sa i përket marrëveshjes për letërnjoftimet, Vuçiç u shpreh se ishte arritje e rëndësishme pasi tashmë serbët mund të lëvizin lirisht. “Një arritje e rëndësishme është se ne mbrojtëm të drejtën e përdorimit të letërnjoftimeve serbe, e cila, siç pretendojnë disa, nuk ishte e mundur më parë. Serbët tani mund të lëvizin lirshëm, por disa nuk duan ta vërejnë këtë. Shqetësimet janë edhe dhuna institucionale, mohimi i të drejtave elementare për serbët si votimi në zgjedhje, i kërcënuar nga marrja me dhunë e kontrollit mbi strukturat energjetike në veri… Synimi i Prishtinës është të imponojë heqjen e kartave të identitetit dhe licencës serbe”, tha Vuçiç.https://lajme.rtsh.al/artikull/vucic-i-prere-serbia-nuk-do-e-njohe-kosoven

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments