Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIAsnjë humbje jete, 138 qytetarë të infektuar

Asnjë humbje jete, 138 qytetarë të infektuar

Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit në vend. Ministria e Shëndetësisë raportoi së në 24 orët e fundit janë kryer 950 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 138 qytetarë, pjesa më e madhe qytetarë të Tiranës. Janë 1,242 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin, ndërsa në spitalin COVID3 po marrin trajtim 10 pacientë Janë shëruar 253 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,217 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.https://lajme.rtsh.al/artikull/covid-19-asnje-humbje-jete-138-qytetare-te-infektuar-253-te-sheruar-ne-24-oret-e-fundit

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments