Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën leku forcoi pozitat ndaj dollarit amerikan dhe monedhës evropiane krahasuar me një ditë më parë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 115.45 lekë, ose 0.07 lekë më pak se një ditë më parë. Monedha evropiane këmbehet në kuotën 117.39 lekë, duke zbritur me 0.10 lekë dhe paundi britanik u ngjit me 0.29 lekë dhe këmbehet me 135.19 lekë. Ndërsa franga zvicerane u forcua me 0.51 lekë dhe këmbehet sot në kotën e 121.50 lekëve.https://ata.gov.al/2022/09/13/leku-fiton-terren-ndaj-euros-dhe-dollarit-amerikan/