Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIBE miraton vaksinën e re BA.4/5

BE miraton vaksinën e re BA.4/5

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) rekomandoi të hënën përdorimin e një vaksine përforcuese kundër COVID-19 të krijuar për të luftuar nënvariantet aktualisht qarkulluese të Omicron BA.4/5, disa ditë pas miratimit të vaksinave të përshtatura për variantin më të vjetër BA.1 Omicron. Rekomandimi i vaksinës të ashtuquajtur bivalente të prodhuar nga Pfizer (PFE.N) dhe BioNTech (22UAy.DE), synon nënvariantin BA.4/5 si dhe llojin e virusit që fillimisht u shfaq në Kinë në dhjetor 2019. Rekomandimi i EMA-s është që të autorizohen vaksinat përforcuese të përshtatura për personat e moshës 12 vjeç e lart që kanë kryer të paktën dozën e parë të vaksines kundër COVID-19. “Vaksina përforcuese e përshtatur BA.4/5 do të jetë e disponueshme brenda disa ditësh për të gjitha 27 vendet anëtare të BE-së”, tha Pfizer në një deklaratë.https://ata.gov.al/2022/09/13/covid-19-rregullatori-i-be-se-miraton-vaksinen-perforcuese-te-biontech-ba-4-5/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments