Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, shqyrtoi në cilësinë e komisionit për dhënie mendimi projektligjin “Për gazet serrë të fluorinuara”. Projektligji u prezantua nga Almira Xhembulla, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit dhe u relatua nga deputeti Saimir Hasalla. Gjatë parashtrimit, Xhembulla theksoi se, qëllimi i projektligjit është mbrojtja e mjedisit nëpërmjet reduktimit të shkarkimeve të gazeve serrë të fluorinuara, të cilat përdoren kryesisht në qarqet ftohës të frigoriferëve, pajisjet e ajrit të kondicionuar, pompat e nxehtësisë dhe sistemet e mbrojtjes nga zjarri. Xhembulla sqaroi më tej se projektligji përcakton qartë rregullat dhe procedurat lidhur me: parandalimin, kufizimin, përdorimin, rikuperimin dhe shkatërrimin e gazeve serrë të fluorinuara dhe masat që lidhen me to; kushtet për hedhjen në treg të produkteve dhe pajisjeve specifike që përmbajnë ose funksionimi i të cilave bazohet në gazet serrë të fluorinuara; si dhe kushtet për përdorimet specifike të gazeve serrë të fluorinuara. Deputeti Saimir Hasalla, në cilësinë e relatorit vlerësoi rëndësinë e nismës për mbrojtjen e mjedisit dhe duke vlerësuar kushtetutshmërinë e tij, ftoi kolegët ta miratojnë atë. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim dhe nen për nen, me disa sugjerime të anëtarëve të komisionit, projektligjin në fjalë.http://ata.gov.al/2022/09/12/miratohet-pr-ligji-per-gazet-serre-te-fluorinuara/
Miratohet pr.ligji për gazet serrë të fluorinuara
RELATED ARTICLES