Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARERecesion dhe inflacion të lartë në dimrin që po vjen

Recesion dhe inflacion të lartë në dimrin që po vjen

Një nga institutet kryesore kërkimore ekonomike të Gjermanisë ka ulur parashikimin e rritjes për vitin e ardhshëm dhe parashikon një recesion dimëror për ekonominë më të madhe të Evropës. Instituti IFO theksoi se ”në parashikimin e tij të vjeshtës pret që prodhimi ekonomik të rritet me 1.6% këtë vit në tërësi dhe të tkurret me 0.3% vitin e ardhshëm”. Ndërkohë, inflacioni pritet të jetë mesatarisht 8.1% këtë vit dhe 9.3% vitin e ardhshëm. “Shkurtimet në furnizimet me gaz nga Rusia gjatë verës dhe rritjet drastike të çmimeve që shkaktuan ato po shkatërrojnë rimëkëmbjen ekonomike pas koronavirusit”, theksoi Timo Wollmershäuser, kreu i parashikimeve në IFO. “Ne nuk presim një rikthim në normalitet deri në vitin 2024, me rritje prej 1.8% dhe inflacion prej 2.5%”, tha ai. Krahasuar me një parashikim të qershorit, IFO uli parashikimin e rritjes për vitin 2023 me 4 pikë përqindjeje dhe rriti parashikimin e inflacionit me 6 pikë përqindjeje. Çmimet e energjisë pritet të ndalojnë së rrituri dhe duhet të fillojnë përsëri të bien më së voni deri në pranverën e vitit 2023. Clemens Fuest, kreu i institutit, i tha gazetës Tagesspiegel ”se çmimet e energjisë do të bien në terma afatgjatë, sepse Rusia do t’u shesë gaz dhe naftë vendeve të tjera”. Këto shtete nga ana e tyre do të blejnë më pak gaz nga burime të tjera, i cili më pas do të rrjedhë në Evropë,” tha ai. Ekonomisti argumentoi për një ofertë të konsiderueshme të mbështetjes së shtetit për bizneset ndërsa kriza energjitike vazhdon.http://ata.gov.al/2022/09/12/fokus-ifo-gjermania-pritet-te-kete-recesion-dhe-inflacion-te-larte-ne-dimrin-qe-po-vjen/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments