Me rastin e shënimit të 10-vjetorit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, në ambientet e Qeverisë së Kosovës është mbajtur një ceremoni rasti, ku i pranishëm ka qenë edhe ish-shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith.”Sot jemi mbledhur që ta festojmë 10-vjetorin e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur, momentin kur Kosova u bë sovrane dhe plotësisht e pavarur. Para 10 vitesh Republika e Kosovës kishte vetëm katër vjet pavarësi. Pas 10 vitesh, Republika e Kosovës është më e fortë dhe jemi shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe jemi përmirësuar për 17 vende në Transparency International dhe në Indeksin e përceptimit të korrupsionit”, tha kryeministri Albin Kurti. Ai tha se synimi i mirë i Feith ishte në përputhje me dëshirën për liri dhe aspiratat tona për të mos u përjashtuar nga komiteti ndërkombëtar. E shefi i ish-Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, ka thënë se Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, ka pasur një punë jo të lehtë gjatë asaj periudhe, duke pasur parasysh kundërshtimin e madh të Serbisë dhe Rusisë. Ai gjatë fjalimit të tij falënderoi presidentin Mati Ahtisari dhe ekipin e tij me ambasadorët Albert Rohan, Frank Wisner e Frank Ischinger si dhe ekipin e tij në ICO për punën e bërë në procesin e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. “Ftesa juaj ishte një gjë shumë e mirë për atë që kemi punuar. Ne si ekip kemi punuar kundër një numri të madh të sfidave, pasi kishim një kundërshtim të madh nga Serbia, që mbështetej nga Rusia. Kishte mekanizma që prisnin me padurim që komuniteti ndërkombëtar të ikte nga këtu”, ka theksuar Feith.
Ai ka thënë se në verë të 2012 përfaqësuesit e Grupit Drejtues Ndërkombëçtar filluan që ta konsiderojnë dhënien fund të pavarësisë së mbikëqyrur.16:41 / 12.09.2022 10 vjet nga fundi i pavarësisë së mbikëqyrur, Kosova shtet më i konsoliduar Blerim Halimi / RTKlive Me rastin e shënimit të 10-vjetorit të përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur të Kosovës, në ambientet e Qeverisë së Kosovës është mbajtur një ceremoni rasti, ku i pranishëm ka qenë edhe ish-shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith. “Sot jemi mbledhur që ta festojmë 10-vjetorin e përfundimit të pavarësisë së mbikëqyrur, momentin kur Kosova u bë sovrane dhe plotësisht e pavarur. Para 10 vitesh Republika e Kosovës kishte vetëm katër vjet pavarësi. Pas 10 vitesh, Republika e Kosovës është më e fortë dhe jemi shteti më demokratik në Ballkanin Perëndimor dhe jemi përmirësuar për 17 vende në Transparency International dhe në Indeksin e përceptimit të korrupsionit”, tha kryeministri Albin Kurti. Ai tha se synimi i mirë i Feith ishte në përputhje me dëshirën për liri dhe aspiratat tona për të mos u përjashtuar nga komiteti ndërkombëtar. E shefi i ish-Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Feith, ka thënë se Grupi Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, ka pasur një punë jo të lehtë gjatë asaj periudhe, duke pasur parasysh kundërshtimin e madh të Serbisë dhe Rusisë. Ai gjatë fjalimit të tij falënderoi presidentin Mati Ahtisari dhe ekipin e tij me ambasadorët Albert Rohan, Frank Wisner e Frank Ischinger si dhe ekipin e tij në ICO për punën e bërë në procesin e përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur. “Ftesa juaj ishte një gjë shumë e mirë për atë që kemi punuar. Ne si ekip kemi punuar kundër një numri të madh të sfidave, pasi kishim një kundërshtim të madh nga Serbia, që mbështetej nga Rusia. Kishte mekanizma që prisnin me padurim që komuniteti ndërkombëtar të ikte nga këtu”, ka theksuar Feith. Ai ka thënë se në verë të 2012 përfaqësuesit e Grupit Drejtues Ndërkombëçtar filluan që ta konsiderojnë dhënien fund të pavarësisë së mbikëqyrur. “Mund të them që 90 përqind e Pakos së Ahtisarit e pa dritën e zbatimit me dritën e gjelbër të Qeverisë dhe Kuvendit t ë Kosovës. Në të njëjtën kohë ishim të kujdesshëm në heqjen nga korniza kushtetuese e Kosovës çfardo referimi të kompetencave ekzekutive të ICR-së dhe ICO-së. Si rezultat erdhi koha që të mbyllej ky proces në shtator të vitit 2012. Të nesërmen u zhdukëm, pra shkuam. Thjesht u nisëm për të shkuar, normalisht me keqardhje për shkak të miqësisë që kishim me kosovarët, mirëpo shkuam dhe nuk lamë gjurmë të dukshme mbrapa. Ne menduam që me e mira ishte të mos qëndrojmë së tepërmi. Termi që e kemi përdorur në atë kohë në ICO ishte ‘Të përmbushim dhe të ikim’. A e kemi përmbushur a jo, këtë ua lë juve që ta gjykoni”, ka shtuar Feith. Ai për kryeministrin Kurti kishte si dhuratë fletushkën e Planit të Ahtisarit. “Dua t’ua jap një suvenir. Ky është një edicion i planit të Ahtisarit për ta bartur me veti në xhep. E kam mbajtur me vete gjatë katër viteve në takimet e shumta me presidentin, kryeministrin dhe kryetarët e komunave dhe zyrtarë tjerë. Dua t’ua lë këtë libër që ta mbani në xhep ose diku në një vend që të mos e shihni aq shpesh”, ka thënë me shaka Feith. Sipas tij pajtimi dhe trajtimi i së kaluarës, drejtësia tranzicionale dhe gatishmëria për të shikuar së bashku drejt të ardhmes në rajon mbeten fatkeqësisht ende iluzione. Po ashtu, Faith ka thënë se aspiratat e Kosovës drejt njohjes universale dhe përafrimit me BE-në gjithashtu kanë nevojë për punë shtesë, teksa ka folur edhe për krizën e përgjithshme në Evropë. “Ne në Evropë po përballemi me situatë të paparashikueshme të sigurisë, me një recesion ekonomik dhe krizë energjetike. As Kosova nuk do të kursehet nga këto pasoja, por shpresoj të jenë minimale. Jam i bindur kryeministër se nën udhëheqjen tuaj të urtë do t’i mundësoni Kosovës që të vazhdojë përparimin drejt këtyre objektivave dhe do t’i mbroni interesat e saj në fazat e sfidave që i përmenda”, ka përfunduar ish-shefi i ICO-së. Ai e ka falënderuar kryeministrin Kurti për ftesën dhe ka shprehur bindjen se Kosova do të vazhdojë të mbështetet nga miqtë e saj.