Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAPresidentja e Hungarisë në Kosovë

Presidentja e Hungarisë në Kosovë

Me ftesë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, do të vijë për vizitë zyrtare presidentja e Hungarisë, Katalin Novák. Sikundër bëhet e ditur nga zyra e Presidencës, vizita e presidentes hungareze, Katalin Novák, do të pritet me ceremoni shtetërore. “Ceremonia e pritjes do të mbahet në sheshin ‘Ibrahim Rugova’, ku do të pritet me gardën ceremoniale në orën 09:20”, thuhet në njoftim. Pas takimit presidentja Osmani dhe presidentja Novák do të mbajnë konferencë për medie.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=616817

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments