Papunësia në Shqipëri, përgjatë vitit 2022, është ulur krahasimisht me një vit më parë. Në bazë të një ankete të publikuar sot, INSTAT bëri të ditur se në tremujorin e dytë 2022, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç ka qenë 64,4 %. Gjatë këtij tremujori, numri i të punësuarve gjithsej u rrit me 4,3 %, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, dhe me 1,4 %, krahasuar me tremujorin e parë 2022. Në tremujorin e dytë 2022, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,1 %. Niveli i papunësisë u ul me 1,1 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, dhe është ulur me 1,0 %, krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Në tremujorin e dytë 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës, për popullsinë 15-64 vjeç, është 72,8 %. Sipas anketës, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 3,8 pikë përqindje më e lartë, ndërkohë që krahasuar me tremujorin e mëparshëm është rritur me 0,8 pikë përqindje. Po sipas INSTAT, për gratë, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 66,1 %, ndërsa për burrat ky tregues është 79,8 %. Për burrat, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 13,7 pikë përqindje më e lartë sesa për gratë. “Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për gratë është rritur me 5,2 pikë përqindje, ndërsa për burrat është rritur 2,5 pikë përqindje. Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës për të rinjtë e moshës 15-29 vjeç është 55,3 %. Ky tregues është rritur me 3,4 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, dhe me 0,1 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e parë 2022. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e dytë 2022, shkalla e pjesëmarrjes në forcat e punës është 81,2 %.”- thuhet në anketën e INSTAT. Sipas të dhënave, ritmi vjetor i ndryshimit të punësimit për popullsinë 15 vjeç e lart, nga tremujori i dytë i vitit 2021 në tremujorin e dytë 2022, është +4.1 %. Në terma vjetorë, punësimi rritet me 7,1 % në sektorin e industrisë, me 2,0 % në sektorin e shërbimeve, dhe me 4,9 % në sektorin e bujqësisë. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, në tremujorin e dytë 2022, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 1,7 %. Punësimi u rrit me 1,6 % në sektorin e industrisë, me 2,3 % në sektorin e bujqësisë, dhe me 1,4 % në sektorin e shërbimeve. Shkalla e punësimit për burrat e grupmoshës 15-64 vjeç është 70,9 %, ndërsa për gratë është 58,2 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e punësimit është rritur për burrat me 3,1 pikë përqindje, ndërsa për gratë është rritur me 4,5 pikë përqindje. Shkalla e punësimit të të rinjve është 44,1 %. Për popullsinë 30-64 vjeç, në tremujorin e dytë 2022, shkalla e punësimit është 74.1 %. “Në tremujorin e dytë 2022, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,1 %. Shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,5 pikë përqindje në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2021, dhe u ul me 0,2 pikë përqindje krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2022. Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,7 % dhe për gratë 11,4 %. Krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021, shkalla e papunësisë është ulur me 1,1 pikë përqindje për burrat dhe është rritur me 0,1 pikë përqindje për gratë. Shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 20,2 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2021, shkalla e papunësisë për të rinjtë, në tremujorin e dytë 2022, është rritur me 0,3 pikë përqindje. Krahasuar me tremujorin e parë 2022, ky tregues është ulur me 0,5 pikë përqindje. Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 8,7 %. Në terma vjetorë ky tregues është ulur me 0,8 pikë përqindje, ndërsa krahasuar me tremujorin e mëparshëm është ulur me 0,1 pikë përqindje. “-thuhet në raport. Popullsia ekonomikisht jo-aktive Gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, 17,7 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive dhe në moshë pune (15-64 vjeç) ishin duke përmbushur detyrat shtëpiake, 8,0 % e saj ishte në pension ose pension të parakohshëm, ndërsa 11,8 % në paaftësi të përhershme. Gjatë tremujorit të dytë 2022, 10,5 % e popullsisë ekonomikisht jo-aktive (në grup-moshën 15-64 vjeç) deklaruan se nuk po kërkonin punë pasi besonin se nuk ka punë të disponueshme, pra klasifikohen si të papunë të dekurajuar.https://lajme.rtsh.al/artikull/anketa-e-instat-ulet-papunesia-ne-3-mujorin-e-dyte-te-2022-problem-impenjimi-i-te-rinjeve-per-te-punuar