Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, tha se aderimi i Shqipërisë në Organizatën Ndërkombëtare për ndihmat detare në lundrim, ka të bëjnë me rritjen e sigurisë në hapësirën detare. I pranishëm në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, gjatë shqyrtimit të projektligjit “ Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën mbi Organizatën Ndërkombëtare për ndihmat detare në lundrim”, Peleshi theksoi se, Konventa ka për qëllim harmonizimin e sistemit të ndihmës në lundrimin detar, ofrimin e asistencës teknike dhe krijimin e kapaciteteve për rritjen e standardeve të sigurisë lundrimore të secilit vend anëtar. “Pak kohë më parë kemi miratuar edhe aderimin në Organizatën Ndërkombëtare të Shërbimit Hidrografik, që është komplementare me projektligjin që diskutojmë sot dhe anëtarësimi në këto organizata e vendosin Shqipërinë në raporte të drejta me shtet e tjera në përmbushjen e standardeve, të cilat sigurojnë një mjedis të sigurt hidrolundrimor”, tha Peleshi. Gjatë fjalës së tij, ministri vuri në dukje se, miratimi i këtij projektligji është në përputhje me politikat e Ministrisë së Mbrojtjes në kuadër të anëtarësimit në NATO, si dhe në përputhje me programin për mbrojtjen dhe sigurinë kombëtare të qeverisë shqiptare. “Në lidhje me këtë Konventë nuk paraqitet nevoja për ndryshime në legjislacionin e brendshëm”, tha Peleshi . Ndër avantazhet kryesore të anëtarësimit të Shqipërisë në këtë Konventë ai përmendi, ndihmën për arritjen e standardeve të sigurisë hidrolundrimore, që bëjë të mundur shtimin e trafikut për qëllime turistike dhe tregtare në bregdetin shqiptar, duke e përfshirë Shqipërinë në hartën e vendeve të sigurta dhe me standarde në Evropë dhe rajonin e Detit Mesdhe;Inspektimi mbi baza periodike i sistemit të faro-fenerëve nga ekspertë të organizatës për të bërë të mundur njohjen e gjendjes dhe përmirësimin e tij sipas standardeve ndërkombëtare; Pjesëmarrja në krijimin dhe përditësimin e standardeve, rekomandimeve etj. Në vetvete qëllimi i Organizatës është të bëjë bashkë qeveritë dhe organizatat e interesuara për rregullimin, sigurimin, mirëmbajtjen dhe funksionimin e Ndihmës në Lundrimin Detar, në mënyrë që të: Nxisë lëvizjen e sigurt dhe efikase të anijeve përmes përmirësimit dhe harmonizimit të Ndihmës në Lundrimin Detare në mbarë botën për të mirën e komunitetit detar dhe mbrojtjen e mjedisit detar. Promovimin e bashkëpunimit teknik dhe ngritjen e kapaciteteve për të gjitha çështjet që lidhen me zhvillimin dhe transferimin e ekspertizës, shkencës dhe teknologjisë në lidhje me ndihmat detare në lundrim. Inkurajimin dhe lehtësimin e standardeve më të larta të zbatueshme në çështjet që kanë të bëjnë me ndihmat detare në lundrim si dhe të sigurojë shkëmbimin e informacionit mbi çështjet në shqyrtim nga vetë Organizata. Kuota vjetore e anëtarësimit në këtë organizatë është 17 760 euro në vit.http://ata.gov.al/2022/09/12/peleshi-aderimi-ne-konventen-nderkombetare-rrit-sigurine-detare/
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on