Monday, May 12, 2025
HomeSHKENCA DHE JETARrëqebulli i Ballkanit

Rrëqebulli i Ballkanit

Rrëqebulli i Ballkanit një prej 55 specieve në gjithë botën është fotografuar për herë të parë nga punonjës të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura në zonën e mbrojtur, Guri i Nikës në Pogradec. Kamerat e kurthit të vendosura nga Administrata e Zonave të Mbrojtura Korçë, bënë të mundur dokumentimin e kësaj specieje të rrallë, e cila njihet si e rrezikuar. Falë metodave të konservimit të aplikuara në këto zona, po vazhdon shtrirjen e habitatit të tij në territorin Shqiptarë. Rrëqebulli i Ballkanit ka një përhapje të kufizuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Kjo specie është fotografuar më herët edhe në parkun kombëtar të Prespës. Shoqata për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Mjedisit Natyror në Shqipëri, (PPNEA) së bashku me shoqata të tjera të ngjashme në Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi dhe Kosovë, prej më shumë se 10 vitesh koordinon programin e rimëkëmbjes së rrëqebullit për vendin tonë. Vitin e fundit ajo ka mundur të vendosë një “kuti-kurth” për të kapur një rrëqebull në mënyrë që ta pajisë atë me gjurmues-satelitor, çka do ta ndihmonte grupin e studiuesve për ta kuptuar më mirë shtrirjen territoriale të rrëqebullit në Shqipëri. Për herë të parë PPNEA fotografoi një rrëqebull me “kamera-kurth” në vitin 2011. Fotoja u fiksua në Malin e Munellës në kufirin mes Pukës dhe Mirditës. Në korrik u vendos që moratoriumi i gjuetisë do të vijojë edhe për pesë vite të tjera. Ministrja e turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ka theksuar rëndësinë e ruajtjes së faunës dhe qetësia e kafshëve në habitatet e tyre ku rritja me 80 mijë individë shpendë të egër nga viti 2016 dhe shtimi i vizitorëve në zonat e mbrojtura ku një atraksion më vete është soditja e gjallesave, është vijimi i rrugës së duhur për rikuperimin e plotë të faunës në territorin e vendit tonë.http://ata.gov.al/2022/09/11/rreqebulli-i-ballkanit-fotografohet-ne-zonen-e-mbrojtur-guri-i-nikes-ne-pogradec/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments