Në vend që të merrte një rimbursim prej 10 dollarësh, faqja e kriptomonedhës Crypto.com depozitoi 10,5 milionë dollarë në llogarinë e saj, shkruan today.it. Marrëse e transfertës së mahnitshme bankare ishte Thevamanogari Manivel, një grua nga Melburni, Australi, e cila papritur e pa veten milionere duke vendosur të investonte një pjesë të madhe të parave të rëna nga qielli në një vilë luksoze. Por, për fat të keq të saj, ëndrra u ndal pas rreth shtatë muajsh, pasi kompania e vuri re gabimin dhe kërkoi që të kthehej shuma e plotë. Megjithatë, muajt e fundit gruaja kishte pasur kohë të shpenzonte pjesën më të madhe të shumës duke blerë vilën dhe duke i shpërndarë paratë mes miqve dhe të afërmve. Crypto.com vendosi të padisë gruan duke shpjeguar edhe natyrën e gabimit. Numri i llogarisë së gruas ishte futur në fushën nëntëshifrore të rezervuar për shumën, përsëri me nëntë shifra. Në këtë mënyrë, rimbursimi prej 10 dollarësh u kthye në mbi 10 milionë dollarë, të cilat gruaja vendosi menjëherë t’i investonte. Pas shtatë muajsh, kompania filloi procedimin ligjor kundër gruas për të marrë një rimbursim. Beteja gjyqësore filloi shkurtin e kaluar dhe në fund të gushtit erdhi vendimi i gjykatësit të Gjykatës së Lartë të Viktorias, James Elliott, i cili urdhëroi ngrirjen e aseteve të gruas, e cila do të detyrohet të shesë vilën dhe të kthejë të gjithë shumën, plus 10% interes. Gruaja do të duhet të paguajë edhe tarifat procedurale ligjore.http://ata.gov.al/2022/09/09/10-milione-dollare-nje-vile-luksoze-por-edhe-nje-surprize/
Një vilë luksoze, një surprizë!
RELATED ARTICLES