Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE21 vite -11 shtator në SHBA, ngjarja që tronditi botën

21 vite -11 shtator në SHBA, ngjarja që tronditi botën

11 shtatori shënon 21 vite nga sulmet terroriste në Kullat Binjake të Nju Jorkut, dita kur bota pa drejtpërdrejt një ngjarje traumatike pasojat e së cilës ndjehen akoma. Vlerësohet se 3,000 njerëz humbën jetën në sulmet, ndërsa 75,000 të tjerë, duke përfshirë shumë anëtarë të forcave të sigurisë, ende po luftojnë për të kapërcyer problemet fizike ose psikologjike të lidhura me ngjarjen. Sulmet terroriste u kryen nga 19 anëtarë të Al-Kaedës, të cilët rrëmbyen aeroplanët e pasagjerëve dhe i rrëzuan në Kullat Binjake. Si ndodhi ngjarja Në orën 8:46 të mëngjesit të 11 shtatorit, një aeroplan me 92 persona në bord u përplas në Kullën Veriore të Qendrës Botërore të Tregtisë. Sulmi pason me një shpërthim dhe godina me 75 kate u përfshi nga flakët. Ekipet e shpëtimit, policia, zjarrfikësit dhe gazetarët mbërrijnë në vendngjarje dhe para se të dihet saktësisht se çfarë ka ndodhur, në orën 9:03 të mëngjesit, miliona shikues televiziv në mbarë botën shikojnë drejtpërdrejt një avion të dytë, me 64 persona që përplaset në kullën jugore të Qendrës Botërore të Tregtisë. Në orën 9:37, një aeroplan i tretë përplaset në Pentagon, një pjesë e të cilit shembet. E ndërsa bota i shikonte e tronditur zhvillimet, Kullat Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë shemben njëra pas tjetrës, me disa minuta distancë larg njëra-tjetrës. Vendi ku dikur qëndronin Kullat ikonë të Qendrës Botërore të Tregtisë, tani njihet si Ground Zero dhe aty është krijuar Memoriali i 11 shtatorit, ku çdo vit në atë ditë të afërmit e viktimave vendosin lule në kujtim të tyre. Vetëm në Qendrën Botërore të Tregtisë humbën jetën 2753 persona. Mes tyre 343 zjarrfikës, 23 policë dhe 37 roje bregdetare. 184 persona u vranë në Pentagon, ndërsa rrëzimi i avionit në Pensilvani vrau të gjithë 40 personat në bord. Shtetet e Bashkuara që në momentin e parë e konsideruan përgjegjës për sulmet terroriste Osama bin Laden, i cili më 13 dhjetor të të njëjtit vit u shfaq në një video-mesazh duke marrë përgjegjësinë.https://lajme.rtsh.al/artikull/21-vite-nga-vite-sulmi-i-tmerrshem-i-11-shtatorit-ne-shba-ngjarja-qe-tronditi-boten

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments