Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIDPSHTRR ul ndjeshëm tarifat

DPSHTRR ul ndjeshëm tarifat

Koncesionin e kolaudimit të automjeteve tashmë e ka marrë në dorë shteti, ndërkohë që tarifat janë ulur ndjeshëm. Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamjet e transformimit të godinës së kontrollit teknik të mjeteve në kryeqytet, pjesë e planit transformues të infrastrukturës së të gjitha drejtorive rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor Shqiptar. Kryeministri theksoi se “gjysma e automjeteve të Shqipërisë, kolaudoheshin në nevojtoren automobilistike të Tiranës, ku një koncesion nga ata të ububushmit e kohës së atyre që sot duan revolucion për lirinë e demokracinë, rripte me tarifa të kripura çdo shofer që ndalonte aty një herë në vit”. Sipas tij, “pamjet sot, kur koncesioni është zhbërë dhe këtë shërbim e kryen DPSHTRR flasin vetë, ashtu siç flasin vetë edhe tarifat e ulura ndjeshëm të shërbimeve të transportit”. Ndërkohë, DPSHTRR vijon me investimet në godina. Pasi është bërë realitet transformimi i shumicës së objekteve të Shërbimeve të Transportit Rrugor anembanë vendit, tashmë do të investohet në DPSHTRR qendrore, aktualisht me kapacitet të reduktuar, të dëmtuar nga tërmetet e të klasifikuar për rindërtim nga Instituti i Ndërtimit.http://ata.gov.al/2022/09/10/kolaudimi-i-mjeteve-nga-dpshtrr-ul-ndjeshem-tarifat/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments