Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytje në qytetin e Shkodrës duke krijuar probleme në disa akse të qytetit. Pedonalja e qytetit është mbuluar me ujë pasi kanalizimet nuk kanë mundur të funksionojnë si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve. Situata është kthyer në një shqetësim të madh për kalimtarët por edhe për banorët pasi ndihen të pasigurtë në banesat e tyre. Problematika ka pasur edhe në akset rrugore Shkodër-Gur i Zi- Mjede dhe Mjede-Pukë për shkak të rrëshqitjes së dherave. Institucionet, Bashkia Shkodër dhe Prefektura e Qarkut Shkodër janë angazhuar për normalizimin e situatës.https://lajme.rtsh.al/artikull/reshjet-e-dendura-te-shiut-permbytet-pedonalja-e-shkodres-probleme-me-kanalizimet