Mbledhja e Këshillit Ekonomik Social ka përfunduar pa një marrëveshje konkrete mes Qeverisë dhe BSPK-së. Kryesuesi i KESit, Atdhe Hykolli, i tha RTK-së se dialogu mes palëve do të vazhdojë edhe gjatë ditëve të vikendit Sindikatat dhe ministritë bashkë në Këshillin Ekonomik Social Pas takimit që delegacioni i SBASHK-ut ka pasur me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, lidhur me grevë në arsim, më pas të palët kanë shkuar në mbledhjen e Këshillit Ekonomik Social. Nga pamjet e siguruara nga RTK brenda takimit të Këshillit Ekonomik Social, shihet se aty po marrin pjesë ministri i Financave, Hekuran Murati dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.Nis mbledhja e Këshillit Ekonomik Social për grevën në vend Këshilli Ekonomik social ka filluar takimin. Siç ka paralajmëruar RTKlive, ajo ka nisur rreth orës 15:00. Kjo mbledhje po mbahet në përpjekje për të gjetur zgjidhje për ngërçin mes Qeverisë dhe BSPK-së e cila ka çuar vendin drejt grevës në arsim e administratë. Mbledhja po mbahet në një nga sallat e Qeverisë së Kosovës dhe mediet nuk janë lejuar të ndjekin takimin. Këshilli Ekonomik Social mblidhet në orën 15:00, temë greva Në një përpjekje tjetër për të gjetur një zgjidhje rreth situatës së krijuar nga greva e përgjithshme në arsim e administratë, kryesuesi i Këshillit Ekonomik Social, Atdhe Hykolli ka ftuar të gjithë partnerët social në një mbledhje të përbashkët. RTK merr vesh se mbledhja do të mbahet në një nga sallat në objektin e Qeverisë, duke filluar nga ora 15:00. KES-i përbëhet prej pesëmbëdhjetë anëtarëve, të cilët në këtë organ përfaqësojnë interesat e organizatave të punësuarve, organizatave të punëdhënësve dhe Qeverisë. Ne mesin e pjesëmarrësve, në këtë mbledhje janë të ftuar të marrin pjesë 5 anëtarë nga Qeveria e Kosovës, ndër ta ministri i Financave dhe ajo e Arsimit. Këshilli Ekonomik Social përbëhet nga pesë përfaqësues të cilët caktohen nga Organizatat e të punësuarve, pesë përfaqësues të cilët caktohen nga Organizatat e punëdhënësve dhe pesë përfaqësues të cilët caktohen nga Qeveria e Kosovës. Këshilli Ekonomiko-Social i themeluar me ligj ka qëllim të vendosjes dhe zhvillimit të dialogut social në Republikën e Kosovës për të punësuarit dhe punëdhënësit, për çështje të rëndësisë së veçantë, të cilat kanë të bëjnë me realizimin e të drejtave të tyre ekonomike, sociale dhe profesionale, që realizohen, përmes zgjidhjeve të kontesteve me marrëveshje dypalëshe apo trepalëshe.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=616560