Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVATë angazhuar për dialog

Të angazhuar për dialog

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, Jens Plötner dhe Emmanuel Bonne. Pas takimit dy orësh me Lajçak, Plotner dhe Bonne, Zyra e Kyreministrit në një komunikatë për media ka thënë se Kosova ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë. Në komunikatë thuhet se gjatë takimit u theksua se Republika e Kosovës ka treguar vullnetin dhe gatishmërinë e saj për t’u angazhuar në një dialog parimor dhe të përgatitur mirë. Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër. Bëhet e ditur se gjatë takimit u bisedua për nevojën e përpjekjeve edhe më të fuqishme nga të gjithë akterët që perspektiva evropiane të bëhet realitet për shtetet e Ballkanit Perëndimor. “Ai falënderoi z. Lajčák, si dhe këshilltarët z. Plötner dhe z. Bonne, për angazhimin e tyre për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në komunikatë. Ndërsa Lajçak tha se diskutimi me të ishte i thellë dhe rëndësishëm për rritjen e dinamikës në dialog dhe për ta çuar përpara procesin. Ai nuk pranoi të jap detaje për diskutimet, por tha se kanë përfunduar pjesën e parë të misionit në Prishtinë. Takimi vije pas propozimit në letrën e përbashkët të kancelarit Scholz dhe presidentit Macron, drejtuar kryeministrit Kurti, që këshilltarët të bëjnë një vizitë të përbashkët me Lajçak, në Kosovë dhe Serbi, në mënyrë që të gjejnë opsionet, që procesi i dialogut të lëvizë përpara shpejt. Pas qëndrimit në Kosovë, Lajcak së bashku me dy këshilltarët do të udhëtojnë për në Beograd, ku do të takojnë presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.http://ata.gov.al/2022/09/09/kurti-ne-takim-me-lajcak-te-angazhuar-per-dialog-qe-rezulton-me-njohje-reciproke/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments