Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVA3 nëntor, takim i mundshëm Kurti-Scholz

3 nëntor, takim i mundshëm Kurti-Scholz

Janë ende edhe disa muaj përpara, por përgatitjet kanë nisur. Madje, ka kohë edhe tetë javë, por kjo nuk do të thotë që Berlini zyrtar të mos fillojë përgatitjet për mbajtjen një takimi. Në fakt, ky takim për Gjermaninë, mund të jetë një nga shumë të tillë, por për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosovën, Shqipërinë, Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Bosnje e Hercegovinën, është vetëm një si ky. Bëhet fjalë për Procesin e Berlinit. Në një takim të tillë, kontaktet mes liderëve të këtyre vendeve janë të pashmangshme. Aq më tepër kur vetë takimi u kushtohet këtyre shteteve. Sidoqoftë, RTKlive ka pyetur në Qeverinë e Gjermanisë mbi mbajtjen e Procesit të Berlinit. “Samiti i Procesit të Berlinit do të mbahet me 3 nëntor në Berlin”, thanë në përgjigje me shkrim për RTKlive, nga Zyra për Media në Qeverinë e Gjermanisë. “Një takim të tillë e ka deklaruar kancelari Olaf Scholz, javën e kaluar në një konferencë për media gjatë qëndrimit të tij në Pragë (Çeki)”, shpjegojnë nga Qeveria gjermane. Ndërkohë, ditëve të fundit, ka pasur raportime nga disa media në rajon, se pritet të mbahet një takim trepalësh mes kancelarit Scholz, kryeministrit kosovar, Kurti dhe presidentit serb, Vuçiq. Sipas këtyre raportimeve, të bazuar në burime të paidentifikuara, një takim të tillë do të ketë, por dilema është nëse do të mbahet para takimit në kuadër të Procesit të Berlinit apo pas tij.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=616496

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments