Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE75 milionë dollarë ndihmë ushtarake

75 milionë dollarë ndihmë ushtarake

Ukraina do të marrë një ndihmë ushtarake shtesë prej 675 milionë dollarësh nga SHBA për të ndihmuar në luftën e saj kundër Rusisë, deklaroi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin në një bazë amerikane në Ramstein të Gjermanisë. Austin kishte ftuar anëtarët e Grupit të Kontaktit të Ukrainës në një konferencë në bazë, ku morën pjesë edhe ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambrecht dhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. ”Ukraina ka nevojë për mbështetje në një rrugë të vështirë përpara”, shtoi Austin. “Në diskutimin tonë sot, ne do të diskutojmë gjithashtu hapat e ardhshëm në krijimin e një misioni trajnimi ndërkombëtar për Forcat e Armatosura të Ukrainës”, tha Austin. Ai falënderoi Lambrecht për premtimet gjermane për të forcuar mbrojtjen ajrore të Ukrainës në të ardhmen. Presidenti amerikan Joe Biden në fund të gushtit njoftoi një paketë ndihme për Ukrainën me vlerë rreth tre miliardë dollarë për pajisje të avancuara, si sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dronët. Valeriy Zaluzhnyi, komandanti i përgjithshëm i ushtrisë ukrainase, shkroi në një artikull të botuar pak më parë se ”nuk pres që lufta të përfundojë këtë vit”.http://ata.gov.al/2022/09/08/fokus-shba-njofton-675-milione-dollare-te-tjera-ndihme-ushtarake-per-ukrainen/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments