Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAAdministrata në grevë

Administrata në grevë

Përveç bllokimit të procesit mësimor, edhe shumë shërbime për qytetarë janë bllokuar nëpër komuna, pasi edhe administrata publike është në grevën e thirrur nga BSPK-ja. Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Bersant Beka, deklaroi për Radio Kosovën se janë munduar të bëjnë zgjidhje vetëm për shërbimet urgjente. Ndërkohë, qytetarët ankohen që shumë shërbime nuk po munden t’i kryejnë. Greva e përgjithshme në administratën publike dhe në sektorin e arsimit ka hyrë sot në ditën e 14, ndërsa qytetarët nuk mund të marrin shërbimet që iu duhen. Shumë prej tyre janë ankuar se nuk po mund të tërheqin disa dokumente nëpër aparatet e vendosura për shërbime. “Certifikatën e lindjen e nxora, por për certifikatën e martesës hasa në vështirësi, sepse aty askush nuk punonte. Unë sot kam humbur kohë e kam humbur ditën e punës për të rregulluar dokumentet, por nuk munda. Tentova të nxjerr certifikatën e bashkësisë familjare, mirëpo për shkak të grevës nuk munda”, thonë qytetarët Lulzim Fejza dhe Behar Isufi, të cilët ankohen se janë bllokuar për shkak të grevës së punëtorëve. Ndërkohë, drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Bersant Beka, deklaroi për Radio Kosovën se punëtorët e administratës komunale janë duke e respektuar vendimin e Sindikatës për grevë në sektorin publik. Ai tha se disa lloje të certifikatave qytetarët nuk mund t’i marrin në aparate. “Shërbimet të cilat nuk mund t’i kryejnë qytetarët janë certifikatat e vdekjes, certifikatat e bashkësisë familjare. Ndërsa, për certifikata të tjera mund të shërbehen te kiosqet”, thotë Beka. Beka, bëri të ditur se kanë biseduar me Sindikatën e Komunës së Prishtinës, dhe janë munduar të gjejnë një zgjidhje për qytetarët që kanë nevojë urgjente për disa dokumente, të cilat iu duhen për ambasada. “Rastet të cilat kanë urgjencë, si nga ana shëndetësore, gjithashtu edhe rastet që kanë të bëjnë me terminët nëpër ambasada, po mundohemi t’i kryejmë shërbimet. Kemi gjetur mirëkuptimin e sindikatës që qytetarëve të Prishtinës t’u ofrohen ato shërbime, por vetëm me dokumente që vërtetojnë se terminët i kanë afër dhe iu nevojiten për të aplikuar për vizë apo çfarëdo që është”, thotë Beka për Radio Kosovën. Ndërsa, për sa u përket dokumenteve që mund të nxirren nga aplikacioni e-Kosova, Beka tha se ato mund të tërhiqen, por nuk i pranojnë ambasadat. Kurse, aparatet për nxjerrje të dokumenteve janë aktive në dy objektet e komunës si dhe në çdo bashkësi lokale. Ndërkohë, ditë më parë Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës, ka kërkuar që problemi rreth grevës në arsim dhe administratë të zgjidhet sa më shpejt e të fillojë dialogu.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=616286

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments