Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna dhe Ambasadorin e Malajzisë për Kosovën, Abdul Malik Melvin Castelino, gjatë një takimi që kanë pasur kanë diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në mes të bizneseve të të dy vendeve. Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se të dy palët kanë diskutuar rreth bashkëpunimit në mes odave të të dy vendeve, për projekte të ndryshme si dhe angazhimin e përbashkët në afrimin e bizneseve të dy vendeve. “Kosova është vend i vogël por me mundësi të mëdha për bashkëpunim me tërë botën”, u shpreh në takim Kryetari Rafuna. Bashkëbiseduesit u dakorduan për intensifikim të takimeve të përbashkëta, për harmonizim të projekteve mes dy odave si dhe bashkërendim të aktiviteteve, me qëllim që bizneset e dy vendeve tona të afrohen me njëra tjetrën dhe të inkurajohet bashkëpunimi i dy ekonomive.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=616243