Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAVetëm përmes kursimit tejkalojmë

Vetëm përmes kursimit tejkalojmë

Me afrimin e sezonit të dimrit janë shtuar thirrjet për kursim të energjisë elektrike. KEDS tashmë ka filluar një fushatë ndërgjegjësimi se si të kursehet sa më shumë rryma. Zyrtarë të kësaj kompanie thonë se kjo është e vetmja mënyrë për ta përballuar më lehtë krizën që është shkaktuar nga ngritja enorme e çmimeve të energjisë, sidomos pas luftës në Ukrainë. Sabri Tërnava, drejtor i Departamentit për Kujdes ndaj Konsumatorëve (KEDS), theksoi se kursimi i energjisë, është e vetmja mënyrë për ta përballuar më lehtë krizën që është shkaktuar nga ngritja enorme e çmimeve të energjisë “Nëse secili nga ne përpiqemi të kursejmë rrymën nëpër amvisëritë tona, banesa me siguri do të kontribojë në konsumin e përgjithshëm”, theksoi Tërnava në ‘Mirëmëngjesi Kosovë’. E, teksa sqaroi kushtet dhe mundësitë e blerjes së energjisë gjatë sezonit veror, në avancë, Tërnava shtoi se atë lloj risku nuk e merr askush përsipër, përfshirë dhe ZRRE-në. Ndërsa për kursimin e energjisë elektrike gjatë sezonit dimëror, Tërnava elaboroi në hollësi mënyrën e veprimit për kursimin e saj, fjala vjen kursimin e ujit të ngrohtë, kursimin e ngrohjes gjatë natës, etj.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=616254

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments