Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIArsimi profesional

Arsimi profesional

Në Shqipëri gjithnjë e më shumë nxënësit po zgjedhin shkollat profesionale, për të gjetur veten shpejt në tregun e punës. Rreth 1600 të rinj kanë zgjedhur të studiojnë në arsimin e mesëm professional në drejtimin elektronikë. Agjencia Kombëtare e Punësimit bëri të ditur se 55% e tyre janë punësuar duke ndjekur ende studimet në 11 shkollat që e ofrojnë këtë profil, në 11 bashki të vendit. Shqipërisë i mungojnë punëtorë të kualifikuar në industrinë tekstile, industrinë ushqimore, në vendosjen e skelave të ndërtimit, në mirëmbajtjen e makinerive industriale, në industrinë elektromekanike. Shqipërisë i mungojnë saldatorë, elektricistë, kuzhinierë, guida turistike, gjeologë, minatorë, specialistë ashensorësh, etj. Në 35 shkolla profesionale në të gjithë Shqipërinë ofrohen 21 drejtime mësimore për t’u bërë profesionist.http://ata.gov.al/2022/09/07/arsimi-profesional-55-e-studenteve-punesohen-gjate-studimeve/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments