Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka bërë të ditur se objektivi i vendit është që të anëtarësohet në BE deri në 2030. Ai tha se qeveria ka marrë vendim për krijimin e një strukture për negociata për anëtarësimin e vendit në BE për të ecur më shpejtë me hapat “Përfundimi i negociatave deri në vitin 2030 është objektivi që i kemi vendosur vetes. Është realist dhe i arritshëm. Dhe jam shumë i bindur se Maqedonia e Veriut do të jetë pjesë e zgjerimit të ardhshëm të Unionit. Do të punojmë gradualisht që vendi ynë të jetë i barabartë me të gjitha vendet anëtare”, tha Kovaçevski. Kovaçevski i bëri gjithashtu thirrje opozitës që të përfshihet dhe të ndihmojë këtë proces në mënyrë që të mund të përfundojë sa më shpejt.https://lajme.rtsh.al/artikull/anetaresimi-i-maqedonise-se-veriut-kovacevski-perfundimi-i-negociatave-me-be-ne-deri-ne-vitin-2030