Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIKosovë, 29 raste të reja

Kosovë, 29 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin e 24 orëve të fundit njoftoi se nuk ka humbje jete nga COVID-19 dhe 29 qytetarë të infektuar. Rastet e reja rezultuan nga 213 testime për COVID-19 ndërsa deri më tani janë bërë gjithsej 1.972.139 teste. Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 42 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 268.004 ndërsa numri i rasteve aktive është 576. Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 57 doza, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.835.687 doza të vaksinës. Deri më sot 824.555 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments