Sunday, November 24, 2024
HomeSIZMIOLOGJITërmeti 6.8 ballë në Sichuan

Tërmeti 6.8 ballë në Sichuan

Tërmeti i fortë që tronditi Kinën jugperëndimore shkaktoi 65 viktima dhe plagosi qindra të tjerë. Tërmeti me magnitudë 6.8 e shkallës rihter goditi një zonë malore në qarkun Luding në provincën Sichuan, e cila ndodhet në buzë të Rrafshnaltës Tibetiane ku takohen pllakat tektonike dhe goditet rregullisht nga tërmetet. Tërmeti tronditi ndërtesat në kryeqytetin provincial të Chengdu, 21 milionë banorët e të cilit janë tashmë nën një bllokim COVID-19. U ngritën tenda për më shumë se 50,000 njerëz që u zhvendosën nga shtëpitë e pasigurta nga tërmeti. Shumë prej ndërtesave janë ndërtuar nga një përzierje druri dhe tullash. Presidenti kinez Xi Jinping ka theksuar se shpëtimi i jetës së njerëzve duhet të jetë përparësia kryesore e punës së ndihmës pas tërmetit në provincën Sichuan.https://lajme.rtsh.al/artikull/termeti-68-balle-ne-sichuan-te-kines-shkon-ne-65-numri-i-viktimave-qindra-te-plagosur

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments