Gjithmonë ka punuar fort për tu renditur tek më të mirët, dhe në fund gjithçka ju shpërblye. Maturanti i shkollës se mesme “Qemal Stafa”, Fatjon Valteri falë mundit, punës, disiplinës e sakrificave ja arriti të klasifikohet tek nxënësit e artë dhe të rezultojë fitues në të 10 degët e studimit për në universitet . Fatjoni në 12 vite shkollim është vlerësuar me notë maksimale dhe është dalluar për rezultate të shkëlqyera në olimpiadat e matematikës. Dashuria për numrat i është kultivuar herët nga i ati e pas puna sistematike e tij ka vulosur gjithçka. Gjithmonë ka ëndërruar të bëhet një inxhinier ndërtimi ndaj nuk hezitoi të përzgjedhë në listën e 10 programeve të studimit ku rezultoi fitues. Edhe pse shumë universitete të huaja do të donin një student të tillë, 18-vjeçari ka zgjedhur të studiojë dhe të kontribuojë në Shqipëri.https://lajme.rtsh.al/artikull/maturanti-i-arte-i-qemal-stafes-fiton-te-drejten-e-studimit-per-inxhinieri-ndertimi