Saturday, November 23, 2024
HomeSIZMIOLOGJIMbi 30 të vdekur pas një tërmeti 

Mbi 30 të vdekur pas një tërmeti 

Më shumë se 30 persona kanë humbur jetën pas një tërmeti me magnitudë 6.8 ballë që goditi sot provincën jugperëndimore të Kinës, Sichuan. “Gjithashtu, janë plagosur të paktën 30 persona të tjerë”, njoftoi televizioni shtetëror kinez. “Tërmeti shkaktoi rrëshqitje të dheut, duke shkatërruar banesat, ndërsa disa zona pësuan dëmtime në infrastrukturë dhe lidhjet e komunikimit”, sipas raporteve të televizionit shtetëror. Lëkundjet u ndjenë më të forta në qarkun Luding, në jugperëndim të metropolit të Chengdu. Në Luding, rrëshqitjet e dheut bllokuan rrugët dhe tërmeti shkaktoi çarje në rrugët e asfaltuara. Në Detuo, banesat pësuan dëmtime më të mëdha. Lëkundjet u ndjenë deri në Chongqing, më shumë se 500 kilometra larg.http://ata.gov.al/2022/09/05/kine-mbi-30-te-vdekur-pas-nje-termeti-te-fuqishem-ne-provincen-sichuan/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments