Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 559 testime për COVID-19, 131 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur asnjë humbje jete dhe ka pasur 184 të shëruar. Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se, janë kryer 559 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 131 qytetarë, në këto bashki: 63 në Tiranë, 7 në Durrës, nga 6 qytetarë në Lushnjë, Vlorë, 5 në Kamëz, nga 4 qytetarë në Kavajë, Fier, Sarandë, Gramsh, nga 3 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Dibër, Patos, Gjirokastër, nga 2 qytetarë në Krujë, Dropull, Berat, nga 1 qytetar në Bulqizë, Divjakë, Mallakastër, Selenicë, Përmet, Memaliaj, Kolonjë. Janë 2,415 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 17 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2. Janë shëruar 184 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 323,049 që nga fillimi i epidemisë. Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Statistika (4 Shtator 2022) Raste të reja ditore 131 Të shëruar në 24 orë 184 Të shtruar në spitale 17 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 559 Testime totale 1,965,798 Raste pozitive 329,047 Raste të shëruara 323,049 Raste aktive 2,415 Humbje jete 3,583 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1,068 Fier 249 Shkodër 195 Durrës 175 Elbasan 185 Korçë 153 Vlorë 136 Gjirokastër 94 Berat 65 Dibër 52 Lezhë 36 Kukës 7http://ata.gov.al/2022/09/04/mshms-131-te-infektuar-me-covid-19/