Kosova është zotuar për zbatimin e të gjitha obligimeve që dalin nga Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2050. Ekspertët e energjetikës thonë se Kosova duhet të fillojë së zbatuari këtë agjendë, sepse përmes saj pritet të ulet konsumi i energjisë. Agjenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor është një strategji e re për zhvillimin e rajonit e që kalon nga një model i ekonomisë tradicional në një ekonomi të qëndrueshme, në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër Evropiane. Kosova si nënshkruese e saj merr përsipër një numër obligimesh dhe detyrimesh për të arritur qëllimet e deklaruara, e që kanë të bëjnë me dekarbonizim të ekonomisë dhe zhvillim të qëndrueshëm. Ekspertët kosovarë thonë se Kosova duhet të angazhohet sa më parë në plotësimin dhe zbatimin e Agjendës së Gjelbër Evropiane, sepse kjo i mundëson Kosovës konsum më të vogël të energjisë elektrike. Adhurim Haxhimusa, ekspertë i energjetikës, beson që deri në 2050 Kosova e ka të mundur realizimin e Agjendës së Gjelbër. Nga kjo agjendë thotë ai do të përfitonin jo vetëm qytetarët, por edhe bizneset. ” Bizneset të cilat investojnë në teknologji të reja, të cilat janë efiçiente në energji, atëherë ato janë edhe shumë më konkurruese, jo vetëm në tregun lokal, por edhe në atë rajonal, evropian dhe botëror”, tha ai për Radio Kosovën. Rajoni është zotuar të punojë drejt synimit për të bërë kontinentin neutral ndaj karbonit deri në 2050, së bashku me Bashkimin Evropian, përmes politikave të rrepta klimatike dhe të reformimit të sektorëve të energjisë dhe transportit. Eksperti tjetër i energjetikës, Lulzim Syla, thotë se Kosova plotëson parametrat për të zhvilluar energjinë solare dhe atë me erë. ”Kosova ka mundësi të instalojë me qindra megavat energji solare, me atë të erës, por edhe atë të efiçiencës së energjisë, duke filluar nga ndërtimet e reja. Për shkak se këta komponentë e mundësojnë që Kosova të ketë konsum më të vogël të energjisë” , tha ai për Radio Kosovën. Duke nënshkruar Deklaratën mbi Agjendën e Gjelbër, vendet e Ballkanit Perëndimor u angazhuan në Samitin në Sofje më 10 nëntor 2020 për të zbatuar masa ndaj ndryshimeve klimatike, zhvillimit të energjisë, transportit dhe ekonomisë qarkulluese, si dhe mbrojtjes se biodiversitetit, bujqësisë dhe prodhimit të qëndrueshëm.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=616001
Kosova duhet të fillojë së zbatuari Agjendën e Gjelbër për Ballkan
RELATED ARTICLES